E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nesër do të jem në protestë kunder fundërrinave të kombit
OP-ED

Nesër do të jem në protestë kunder fundërrinave të kombit

Neritan Sejamini

Nesër do të jem në protestë. Unë jam mashkull dhe sado që të pretendoj se e kuptoj, as që mund ta imagjnoj dot gjithë tmerrin që ka ndjerë një femër e dhunuar, e torturuar, e kërcënuar me pistoletë që t’i jepet seksualisht një sadisti. Por do dal nesër sepse nuk kam vdekur aq shpirtërisht sa të mos ndjej fare dhimbjen e tjetrit.

Nesër do të jem në protestë, sepse dua t’u tregoj të gjithë atyre policëve, prokurorëve, kryebashkiakëve, deputetëve, zyrtarëve të shtetit dhe vetë kryeministrit, të cilët kanë mbrojtur dje dhe mbrojnë ende sot një sadist, se janë të gjithë fundërrina njerëzore.

Nesër do jem në protestë sepse dua t’u tregoj gazetarëve dhe drejtuesve të mediave që janë vënë në shërbim të qeverisë për të mbuluar mbrojtjen shtetërore të krimit, se edhe ata janë fëlliqësira.

Nesër do të jem në protestë se dua t’u tregoj biznesmeneve të shoqërisë civile se të bësh gjoja sikur punon për demokracinë dhe të drejtat e njeriut duke abuzuar me fondet është hajdutëri, por të heshtësh para shtetit që dhunon apo mbron një përdhunues është kriminale.

Do dal për t’i treguar vetes dhe të tjerëve se jo çdo gjë ka vdekur në këtë vend, se jemi ende gjallë, kemi ende pak liri, kemi ende pak dinjitet, kemi ende pak kurajë.

Shpresoj të jeni edhe ju.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.