E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nesër fillon karantina, ja masat ndëshkuese për shkelësit
Publik News

Nesër fillon karantina, ja masat ndëshkuese për shkelësit

Nesër në orën 22:00 fillon karantina, deri në orën 06:00 të mëngjesit, dhe do jetë në fuqi paraprakisht deri në 2 dhjetor.

Ogerta Manastirliu sot në një dalje për mediat tha seleja do të merret në e-albania, për të gjithë ata që kanë arsye shëndetësore ose arsye pune. Për të gjithë shkelësit do zbatohen masat nga inspektoriati shëndetësor dhe policia.

Ministrja e Shëndetësisë nuk e tha konretisht se cilat do të jenë masat që do merren për ata që shkelin orarin policor, por tha se do të jenë në fuqi masat e vendosura në muajin mars.

“Për sa i përket masave që kemi shpallur, do jenë organet kopetente të përcaktuara në aktin normativ, për marrjen e masave të veçanta, që do zbatojnë këto masa, qoftë strukturat e inspektoriatit shëndetësor dhe organet ligjzbatuese, policia. Por mbeten në fuqi të njejtat ndëshkime që kanë qenë nga marsi”.

Ja disa nga masat që kanë qenë në fuqi në muajin mars

– Gjobë 10 mijë lekë të reja nëse shkel orarin policor pa arsye

– Tërheqje e lejedrejtimit

– Gjobë ose burgim deri në 6 muaj nëse nuk zbaton urdhrat

– Gjobë 5-10 milionë lekë të vjetra për bizneset ose deri në 2 vite burg për administratorët që që nuk zbatojnë urdhrat dhe përsërisin shkeljen

– Nga 2 deri në 3 vite burg nëse je ose jo mbartës i sëmundjes dhe nuk zbaton karantimin apo izolimin

– Nga 2 deri në 5 vite burg nëse përhap me dashje sëmundjen mbartëse

– Gjobë ose 2 vite burg kur kjo vepër penale bëhet nga pakujdesia

– Nga 3 deri në 8 vite burg kur kjo vepër ka shkaktuar pasoja të rënda në njerëz

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.