E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nesër protestë kundër rritjes së çmimeve!
Lajme

Nesër protestë kundër rritjes së çmimeve!

“S’mban më ujë pilafi”, është slogani për thirrjen e shpërndarë në rrjet për të ftuar qytetarët ditën e nesërme të protestojnë kundër rritjes së çmimeve.

Protesta është njoftuar të nisë nga sheshi “Skënderbej” në orën 18:00 të pasdites së nesërme dhe marshimi do të vijojë në drejtim të kryeministrisë.

News 24 pyeti disa qytetarë në lidhje me këtë thirrje. Ata thonë që do të bashkohen në protestë pasi situata është bërë e papërballueshme.

“Gjithçka ka shkuar në stratosferë. Patjetër që po as diskutohet që do të marrim pjesë. Duke filluar te nafta, te çmimet e shportës. Ekonomia në treg është zero. Rritja e çmimeve është fatkeqësi kombëtare. Vetëm të japë dorëheqjen qeveria”, shprehen disa prej tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.