E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nesër seancë plenare, opozita del në sheshin para Parlamentit
Lajme

Nesër seancë plenare, opozita del në sheshin para Parlamentit

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në seancë plenare në orën 10:00 të paradites, duke iu kthyer kështu ditës zyrtare të mbajtjes së parlamentit.

Por njëkohësisht me ardhjen e të enjtes parlamentare, në ambientet përballë kuvendit opozita do të dalë në protestë.

Protesta është thirrur gjysëm orë më herët se mbledhja zyrtare e parlamentit. Ndërkohë policia ka marrë masat shtesë për garantimin e sigurisë së deputetëve dhe mbarëvajtjes së seancës plenare.

Një tjetër protestë e madhe para Kryeministrisë është njoftuar më datë 13 prill, por ndryshe nga herët e tjera, opozita ka vendosur që ta zhvillojë tubimin pasdite, në orën 18:00.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.