E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga 1 gushti, pasaportat do prodhohen nga kompania shtetërore
Lajme

Nga 1 gushti, pasaportat do prodhohen nga kompania shtetërore

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme, kompania private “Aleat” nuk do të jetë më e përgjegjshme për prodhimin e pasaportave dhe kartave të identitetit pas datës 1 gusht. Në vend të saj, do të marrë përgjegjësinë kompania shtetërore “IdentiTek”. Megjithatë, mëngjesin e sotëm, qytetarët që kanë shkuar në sportelet e kompanisë private nuk janë ofruar me shërbim.

Disa qytetarë kanë pritur që nga mëngjesi në radhë për të kryer procedurën e pasaportave ose kartave të identitetit, por deri në orën 11:00, nuk ka pasur përparim. Punonjësit e zyrës informuan qytetarët se sistemi nuk funksionon.

“Nuk punon sistemi. Punonjësja tha mund të rregullohet për një ose dy ditë,” tha një qytetar i tronditur.

Punonjësit e “Aleat” konfirmuan për “News 24” se sistemi ka pasur probleme që prej mëngjesit të kësaj të hëne dhe ende nuk ka një përgjigje nga kompania se kur mund të rifillojë procesi.

Nga 1 gushti, aplikimet për karta identiteti dhe pasaporta do të kryhen përmes kuponëve të reja të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat qytetarët do të mund t’i gjejnë në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare. Ministrisë së Brendshme dhe “Aleat” konfirmuan se afati i fundit për aplikimin e kartave të identitetit ose pasaportave biometrike me kuponë të “Aleat” është data 26 korrik 2023.

Në këtë moment, ende nuk dihet nëse avaria e sistemit ka të bëjë me një problem teknik të rrjetit, ose me faktin se kompania koncensionare “Aleat” do të zëvendësohet plotësisht nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”. Situata është ende në vazhdim e shqyrtimit dhe qytetarët pritet të jenë të informuar për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë proces.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.