E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga 20 dhjetori testet e shpejta do të bëhen në të gjithë Tiranën
Lajme

Nga 20 dhjetori testet e shpejta do të bëhen në të gjithë Tiranën

Mjekja epidemiologe Ermelinda Murati është shprehur ditën e sotme se testesh e shpejta që filluan të shpërndahen të hënën e kaluar do të jenë së shpejti në të gjithë qendrat shëndetësore të kryeqytetit.

Testet e shpejta ndryshe nga tampon i zakonshëm japin rezultat në kohë reale që mundëson dhe trajtimin në kohë të simptomave. Gjithashtu këto teste do të ndihmojnë që situata të vlerësohet me shpejt dhe që të përcaktohen me përpikmëri vatrat më të nxehta.

“Testet e shpejta kanë atë rëndësinë e veçantë, sepse e japin infeksionin aktual në kohë reale. Testet e shpejta të antigenit kanë mënyrën e diagnostikimit, të depistimit dhe të survejancës epidemiologjike.

Për sa i përket diagnostikimit nga testet e shpejta të antigenit, këtu futen ata kategori njerëzish që kanë infeksion aktual, që zbulohet nëpërmjet testit të shpejtë.

Ky është një test mjaft i mirë për përcaktimin e infeksioni real në kohë reale. Bëjnë një numër të konsiderueshëm testesh të shpejta, pa lënë mënjanë edhe testet e PCR.

Marrim referimet nga mjeku i familjes dhe 127 dhe përcaktojmë në bazë të kritereve se cilët qytetarë duhet të bëjnë testin e shpejtë.

Është shpërndarë fillimisht te ne si epidemiologe të terrenit dhe pastaj nga data 20 do bëhet në gjithë Tiranën, duke përfshirë 6-10 qendra kryesore”, sqaroi mjekja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.