E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga 2025, hyrja në zonën Schengen me pagesë
Lajme

Nga 2025, hyrja në zonën Schengen me pagesë

Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, Amerikës por edhe shqiptarët që do të udhëtojnë në BE verën e ardhshme do të duhet të paguajnë një tarifë prej 7 € pasi BE-ja do aplikojë kontrolle të reja kufitare për disa vizitorë.

Ylva Johansson, komisionerja për çështjet e brendshme të BE-së, konfirmoi se Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (Etias), i cili do t’u kërkojë qytetarëve të përjashtuara nga viza si SHBA, Australia, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, por edhe Shqipëria, për të paguar tarifën 7 euro do të hyjë në fuqi në maj 2025.

Etias do të kërkojë nga qytetarët jo-BE që të aplikojnë për autorizimin e udhëtimit prej 7 € përpara se të hyjnë në zonën Shengen, e cila përfshin 25 shtete anëtare të BE-së, si dhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Ky autorizim do të zgjasë për tre vjet ose deri në skadimin e pasaportës suaj.

Sistemi do t’u kërkojë udhëtarëve që të ofrojnë informacion biometrik, si shenjat e gishtërinjve dhe skanimet e fytyrës, në kufi. Është pjesë e një përpjekjeje të BE-së për ta bërë më të vështirë për kriminelët ose terroristët që të hyjnë në bllok duke përdorur pasaporta false.

Udhëtarët nën 18 ose mbi 70 vjeç do të përjashtohen nga tarifa, ndërsa ata që udhëtojnë në Irlandë ose Qipro nuk do të kenë nevojë për një Etias pasi janë jashtë zonës Shengen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.