E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Nga 600 u bënë 2700 metra”/ Skema e drejtorit të Kadastrës që grabiste toka në bregdet
Publik News

“Nga 600 u bënë 2700 metra”/ Skema e drejtorit të Kadastrës që grabiste toka në bregdet

Prokurori i Vlorës, Alfred Sali ka rënë në gjurmët e skemës që grabiste tokat në bregdetin e Himarës, Dhërmiut dhe zonat e lakmueshme për turizëm.

Me kërkesë të prokurorit janë arrestuar disa zyrtarë në Vlorë ku më kryesori është ish drejtori i Hipotekës Klodian Troci. Ky zyrtar në bashkëpunim me disa persona të tjerë, falsifikonin dokumentet në zyrën e tokave në këshillin e qarkut, ndryshonin shifrat duke i rritur sipërfaqet. Klodian Troci, në bashkëpunim me Bardhyl Gjikën, hiqnin nga arkiva e kadastrës së këshillit të qarkut të Vlorës, dokumentet e shpërndarjes së tokës.

Në një rast nga 600 metra tokë ata kanë e kanë ndryshuar në 2170 metra. Nga 8250 metra katrore që pasqyrohet në aktet e fillimit, pas manipulimit të letrave sipërfaqja shkoi në 9760 metra. Më pas i interesuari në këtë rast shtetasi Spiro Duni i kërkon zyrtarisht kësaj zyre letrat e tokës dhe më pas i paraqiti në zyrën e kadastrës për regjistrim.

Ndërsa toka i ishte shitur personave të tjerë. Kjo ka ndodhur në mars të vitit 2020 dhe dokumentet e falsifikuar mbajnë firmën e Klodian Trocit.

Dokumentet e falsifikuara nuk u pranuan që të regjistrohen në Kadastër dhe për ta zgjidhur këtë ngërç, Klodian Troci gjeti mundësinë dhe mbështetjen duhur politike që të shkonte vetë si drejtor i Kadastrës për të përfunduar punën që kishte nisur me vjedhjen e tokave.

Ai qëndroi vetëm 9 muaj drejtor dhe pas zgjedhjeve të përgjithshme dha dorëheqjen.

Ndërkohë prokuroria nisi hetimin për vjedhjen e tokave dhe për të fshehur gjurmët, Bardhyl Gjika, bashkëpunëtor i Klodian Trocit u përfshi ne skemën e zhdukjes së dokumenteve të tokave nga zyra ku punonte. Gjithçka u shit si grabitje por në fakt ishte e organizuar nga brenda.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.