E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga Berisha, Kokalari e Agron Shehaj/ Zbardhen emrat e 29 anëtarëve të Komisionit për Rithemelimin e PD-së
Lajme

Nga Berisha, Kokalari e Agron Shehaj/ Zbardhen emrat e 29 anëtarëve të Komisionit për Rithemelimin e PD-së

Kryetari i Komisionit që po drejton punimet e Kuvendit Kombëtar, Belind Këlliçi, bëri me dije emrat e 29 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit të PD-së.

Pjesë e listës janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe aktivistja republikane Evi Kokalari, si dhe deputeti Agron Shehaj. 

“Me kërkesë të 7 deputetëve Kuvendi propozon ndryshimin e nenit 64/2 që ka të bëjë me komisionin e përkohshëm të rithemelimit, të bëhet nga 27 me 29 anëtarë pasi është propozuar shtimi i dy personaliteteve shumë të njohura brenda dhe jashtë vendit”, tha Këlliçi.

Gjithashtu u miratua autorizimi i komisionit për rithemelimin për regjistrimin në gjykatë të statutit dhe vendimeve të marra në kuvendin kombëtar të PD

Përbërja finale me 29 anëtarë

Agron Shehaj

Albana Vokshi

Aldo Bumçi

Arben Ristani

Belind Këlliçi

Blendi Imçi

Bujar Nishani

Çlirim Gjata

Edit Harxhi

Edi Paloka

Edmond Spaho

Eno Bozdo

Ervin Minarolli

Evi Kokalari

Flamur Noka

Genc Deromemaj

Genc Pollo

Genti Strazimiri

Grigels Muçollari

Ivi Kaso

Keltis Kruja

Klevis Balliu

Ledina Mandia

Luan Baçi

Lorenc Luka

Mimoza Hadarmataj

Oerd Bylykbashi

Sali Berisha

Tritan Shehu

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.