E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga burgu në arrest shtëpie, Apeli i Posaçëm liron Erind Agalliun
Lajme

Nga burgu në arrest shtëpie, Apeli i Posaçëm liron Erind Agalliun

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Erind Agalliun, i cili ishte në paraburgim si i dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në vendimin e saj, shkalla e dytë e gjyqësorit pranoi kërkesën e paraqitur nga mbrojtja, duke e zëvendësuar masën “arrest në burg” me “arrest shtëpie”. Ky zhvillim vjen në një kohë kur hetimet për çështjen vijojnë ende nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Agalliu ishte arrestuar në qershor të vitit të kaluar në kuadër të një operacioni të gjerë të SPAK, që synon goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për trafik droge në disa vende të Europës.

Sipas dosjes hetimore, grupi dyshohet se ka operuar në linjën Spanjë–Holandë–Finlandë, duke organizuar transportin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në tregun ndërkombëtar.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se autoritetet po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe për të përcaktuar rolin konkret të secilit person të përfshirë në këtë rrjet.

Vendimi i Apelit për zbutjen e masës së sigurisë nuk ndikon në vazhdimin e procedimit penal, ndërsa hetimet pritet të zbardhin më tej mekanizmin e funksionimit të grupit dhe lidhjet e tij ndërkombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.