Nga Durrësi drejt Ankonës 16 kg heroinë
Ai zbarkoi nga një anije nga Durrësi dhe pas një kontrolli nga policia italiane, iu gjetën 16 kg heroinë. Në pranga përfundoi një 38-vjeçar shqiptar i akuzuar për mbajtje droge me qëllim tregtimin.
(ANSA) – ANCONA, 11 NOV – Maltempo: la dogana di Ancona scoperchiata per il forte vento.
Droga ishte fshehur brenda makinës, një kamion, por nuk i shpëtoi qenve antidrogë në portin e Ankonës, që bënë të mundur zbulimin. Burri nuk ishte në gjendje të jepte shpjegime për ngarkesën e madhe të drogës.
Këtë mëngjes, shkruan “Ansa”, gjykata e Ankonës vërtetoi arrestimin e 38 vjeçarit, duke e lënë në qelitë e paraburgimit në Montacuto.
Heroina, e cila do t’i nënshtrohet gjithashtu testeve laboratorike, ishte brenda automjetit, e fshehur në një ndarje të posaçme.
Hetimet nga financuesit janë duke u zhvilluar për të kuptuar se për kë ishte destinuar dhe veçanërisht nëse shqiptari kishte kontakte në Ancona, kush e priste atë dhe ku ishte destinacioni përfundimtar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



