Nga krimet tek bizneset e paligjshme të 27-vjeçarit
Një ngjarje e rëndë tronditi një ditë më parë kryeqytetin, ku makina e 27-vjeçarit nga Berati, Aleksandër Sadikaj, u hodh në erë me tritol, në Sauk. Shpërthimi i fuqishëm tronditi zonën, e ndërsa 27-vjeçari humbi gjymtyrët, e për pasojë edhe jetën nga plagët e rënda, që iu shkaktuan. Pamjet nga vendngjarja ishin tronditëse, ku menjëherë pas shpërthimit i riu u nxor nga makina pa gjymtyrë, ndërsa pak më vonë humbi jetën në spital. Makina, e cila nuk ishte në pronësi të të riut, u shkatërrua totalisht, pasi sasia e tritolit e përdorur nga autorët ishte jo e vogël.
REAGIMI I POLICISË PËR NGJARJEN
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, policia blindoi të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, duke kryer kontrolle të shumta për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Për zbardhjen e krimit u angazhuan edhe Ekipi anti-eksploziv i RENEA-s dhe Grupi Hetimor, ndërkohë që vijojnë edhe 24 orë pas ngjarjes hetimet dhe verifikimet në terren. Policia ka mbledhur sot pamjet filmike nga kamerat e sigurisë në të gjithë kryeqytetin, për të parë e verifikuar të gjitha lëvizjet e viktimës, por edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. Burime nga policia bëjnë me dije se në vendngjarje janë përdorur mbi 150 gr tritol C4. Të njëjtat burime bëjnë me dije se autorët e kanë telekomanduar shpërthimin me eksploziv nga një distancë e afërt me vendin e ngjarjes.
lDETAJET NGA ATENTATI
Bëhet fjalë për një atentat tipik mafioz, që i mori jetën 27-vjeçarit Sadikaj, dhe që mendohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë. Atentati dyshohet se është i porositur dhe lidhet me të shkuarën e errët të viktimës. Për vrasjen e të riut u përdor një sasi e madhe tritoli, e telekomanduar nga një distancë e afërt me vendin e ngjarjes, çka ngre dyshime për vrasës me pagesë dhe të mirëtrajnuar për ngjarje të tilla kriminale. Shpërthimi në vendngjarja ka qenë i fuqishëm, ku të lënduar lehtë kanë mbetur edhe një grua me fëmijën e saj. Ajo ka qenë duke lëvizur me mjetin e saj në zonë, kur ka ndodhur shpërthimi dhe nga frenimi i fortë, është lënduar me fëmijën, por fatmirësisht të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

KUSH ISHTE 27-VJEÇARI ALEKSANDËR SADIKAJ
Ndonëse vetëm 27 vjeç, Aleksandër Sadikaj ishte emër i njohur i njohur për drejtësinë shqiptare, i skeduar disa herë për ngjarje kriminale në vend, si në fushën e krimeve ndaj njeriut, ashtu edhe në atë të narkotikëve. I lindur në Berat dhe së fundi banues në Tiranë, Aleksandër Sadikaj ishte një person me precedentë të theksuar kriminalë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



