E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga Kukësi në Korçë, zbardhet nga dëbora
Lajme

Nga Kukësi në Korçë, zbardhet nga dëbora

Reshjet e dëborës kanë zbardhur qarkun e Kukësit në lartësinë mbi 800 metrës. Ndërsa reshje shiu ka pasur në zonat më të ulëta.

Deri më tani rezulton se rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Vetëm në disa segmente rrugësh ka patur rënie gurësh dhe inertesh.

Edhe Juglindja u shoqërua këtë të dielë me reshje dëbore.

Situata nga reshjet e borës në pjesën më të madhe të territorit të bashkisë së Pogradecit paraqitet pa probleme, pasireshjet kanë qenë me intesitet të ulët.

Mësohet se aktualisht në Korçë dhe Ersekë kanë ndaluar reshjet e borës.

Akset Korçë-Ersekë dhe Korçë-Dardhë janë të hapura dhe nuk ka probleme me qarkulimin.

Të dielën janë raportuar probleme me qarkullimin në rrugën e Panaritit, e cila është bllokuar, pasi trashësia e dëborës shkon deri mbi 50 centimetër

Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Ndërkohë, furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç 9 abonentëve në fshatin Pac Njësia Adrministrative Bytyq bashkia Tropojë.

Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.