Nga Linda Pustina, mbesa e Fatos Nanos, tek mbështetja e Ëngjëll Agaçit
Është shumë e çuditshme që në kohën kur shteti reklamon forcimin dhe vendosjen e rregullave për aksesin dhe komunikimin në zyrat e shtetit nga individë të ndryshëm, vërehet në mënyrë të çuditshme, se znj.Linda Pustina ka akses dhe hyn lirisht pothuajse në të gjitha zyrat e shtetit duke filluar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zyra Regjistrimit të Pasurive Vlorë, Bashkia Himarë, Fondi i Zhvillimit Shqiptar, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjensia për Zhvillimin e Territorit, dhe ushtron presion dhe kërkesë llogarie duke abuzuar me faktin e të qenit mbesa e Fatos Nanos ose dhe duke “ardhur me mik nga Ëngjëll Agaçi”, ky i fundit sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë.
Kjo zonjë vendos nën presion punonjësit e shtetit duke kërkuar informacion mbi projekte të ndryshme, mbi punën e përditshme të tyre, mbi fakte juridike me argumentin, se zotëron një pronë me sipërfaqe 5000 m2 në zonën e humbur të Deltës së Përroit të Thatë në Palasë.

LINDA PUSTINA
Kjo pronë e cila ka vetëm vërtetim hipotekor, pra jo certificatë pronësie, shtrihet mbi rërë, në deltën e një përroi që është blerë në mënyrë të jashtëligjshme me një VKM të pabotuar në fletoren zyrtare që në origjinën e saj viti 2001. Gjithashtu kjo VKM është shfuqizuar me një VKM të vitit 2008.
Kjo zonjë me kërcënime personale dhe të përgjithshme, me shpifje , duke përgojuar biznese e persona, kërkon në mënyrë të përsëritur, që të regjistrojë këtë pronë në hipotekë dhe pse e ka të jashtëligjshme dhe pse cënon prona të tjera në zonë
Por, duke menduar se duke qene mbesa e Fatos Nanos mund te kerkoje te behet cfare ajo kerkon. Pa lënë mënjanë mbështetjen e Ëngjëll Agaçit, njeriut që fut turinjtë kudo ku del Fatos Nano, qëndron pas tij në çdo kohë në çdo interes dhe aferë.
Jemi informuar se Zyra e Rregjistrimit të Pasurive Vlorë ka përgatitur një relacion mbi rastin në fjalë dhe zyra qendrore në Tiranë e ka evidentuar parregullsinë e kërkesës së zonjës në fjalë, por përsëri kjo zonjë sëbashku me miqtë e saj vazhdojnë të hyjnë e të dalin nga zyrat e shtetit si të ishte han pa porta.
Aktualisht në studimin e miratuar të (PPV Bashkia Himarë), pjesa tjetër e pronës së pretenduar përfshihet në një zonim, ku lejohen ushtrimi i aktiviteteve ekonomike, komerciale dhe parkimet.
Znj. Pustina kërkon një pronë që bie aktualisht mbi rërë dhe siç e dimë deri më sot, nuk ka pasur asnjë ndërtim e as zhvillim të qëndrueshëm nga askush.
Dhe në qoftë se do lejohet që të ndërtohen objekte ne rërë, kjo ka për të prishur përgjithmonë strukturën e investimeve te mirëstrukturara në këtë zonë si dhe do jetë rast precendent që do të sjellë pengesa për gjithë zhvillimet e strukturuara që janë në distancën mbi 100 metra nga vija e Detit.

Engjell Agaçi dhe Fatos Nano
Bashkëngjitur është kthimi i Përgjigjes së Zyrës Vendore të Pasurisë së Paluajshme Tiranë, duke ju referuar kërkesës dhe raportit e Zyrës së Rregjistrimit Vlorë mbi aplikimin e znj.Pustina me subjekt “Kërkesë për regjistrim pasurie :
Shkresa Nr 6291/2 Prot date 31.10.2017
Lenda: Kthim pergjigje
Ne pergjigje te kerkeses suaj per interpretim nr 8549 date 19.09.2017 administruar ne ZVRPP me nr 6291 date 22.09.2017 ju sqarojme si vijon:
Ne lidhje me pasurine e pretenduar nga znj.Linda Pustina u konstatua se:
Z.Fatos Pustina ka pasurine ZK 2863 “Palase” me sip.5000 m² e rregjistruar ne nenin 116, viti 2011 perfituar me kontrate shitje.
Kjo prone ka per origjine Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.111 datë 08.03.2001 “Për regjistrimin e sipërfaqeve të trojeve, ku jane kryer investime për ndërtim objektesh, në pronësi të shoqërive huamarrëse” e rregjistuar regjistuar pranë zyrës se Pasurive te Paluajshme Vlore me nr. Hipotekor Nr 75 datë 06.07.2001, ZK 2836 ( Plazhi Palases) me siperfaqe trualli prej 20.000 m² dhe pronari në emër të shoqërisë”Kamberi” shpk nr rendor 2.
Planvendosjet qe shoqerojne kete dosje , jane te pa firmosura si dhe pa vule.
Ne dosje ndodhen 3 planvendosje , ku 2 prej tyre jane planvendosje te prones ne harte ushtarake, shkalla 1:10000 dhe 1 planvendosje eshte skematike ne harte 1:10000 ( planvendosje nga e cila ka rrjedhur kontrata e shitjes.
Sipas dokumentacionit siperfaqjan e parceles se lartpermendur eshte 24380, 2 m ².
Pra ka nje diference fakt-dokument prej 4380 m ²
Ne kontrata e shitjes Nr.2848 Rep Nr.729 kol date 21.09.2001 skica shoqeruese e kontrates me skicen e origjines se prones dhe plan rilevimin e depozituar nuk perputhen me njera tjetren.
Me pas pasuria në fjalë e shoqerise “Kamberi “ është transkriptuar me kontrata shitje në favor të të tretëve si më poshtë:
Me nr. hipotekor 116, datë 25.09.2001, me Kontratë Shitje nr. 2848 Rep., nr. 726 Kol., datë 21.09.2001 nga Shoqëria Kamberi ka kaluar në favor të z. Fatos Pustina një sip. 5000 m2.
Gjatë verifikimit u konstatua gjithashtu se mbi pasurinë e rregjistruar në Nr. hipotekor 94, datë 06.08.2001, kaluar me kontrate shitje Nr. 2496 Rep., Nr. 626 Kol., datë 02.08.2001 nga pronari i mëparshëm Shoqëria Kamberi tek Z. Altin Kapllanaj, një sip. prej 2500 m2, ku si origjinë është Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 111, datë 08.03.2001, “Për regjistrimin e sipërfaqeve të trojeve, ku janë kryer investime për ndërtim objektesh, në pronësi të shoqërive huamarrëse”, ka të regjistruar “Masë sigurim padie”.
Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me objekt “Marrjen e masës së sigurimit të objektit të padisë, duke vendosur sekuestro konservative në regjistrin e pasurive të paluajtshme si dhe bllokimin e çdo transaksioni në lidhje me pronën mbi një sipërfaqe kullote” dhe për të cilën kjo gjykatë me vendimin nr. 864, datë 28.07.2016 ka vendosur për “Pranimin e kërkesës së kërkuesit Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”, kërkesë e cila bazohej tek arsyetimi i mëposhtëm:
Shteti në origjinë ka qenë edhe vazhdon të jetë pronar i ligjshëm i truallit që është shitur nga ish-Administratorët e Përbashkët të Shoqërisë “Kamberi” sh.p.k. me administrim.
Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 111, datë 08.03.2001, “Për regjistrimin e sipërfaqeve të trojeve, ku janë kryer investime për ndërtim objektesh, në pronësi të shoqërive huamarrëse”, duhet t’i nënshtrohej detyrimit kushtëtues për t’u botuar në “Fletoren Zyrtare”, pasi nuk është akt juridik që perjashtohet në ndonjë mënyrë nga detyrimi për botim. Duke mos u botuar në “Fletoren Zyrtare” vendimi 111, datë 08.03.2001 i Keshillit te Ministravë, nuk ka hyrë asnjëherë në fuqi dhe për pasojë nuk mund të prodhojë pasoja juridike.
VKM nr. 111, datë 08.03.2001 është shfuqizuar me VKM-në nr. 645, datë 21.05.2008 “Për shfuqizimin e vendimit nr. 111, datë 08.03.2001 të Këshillit të Ministrave “ Për regjistrimin e sipërfaqeve të trojeve, ku janë kryer investime për ndërtim objektesh, në pronësi të shoqërive huamarrëse”.
Kontrata e shitblerjes së pasurisë së paluajtshme nr. 2496 Rep., dhe nr. 626 Kol., datë 02.08.2001 është nënshkruar duke u bazuar tek VKM-ja nr. 111, datë 08.03.2001.
Administratorët e Përbashkët të Shoqërisë “Kamberi” Sh.p.k., në administrim, nuk kanë qenë asnjëherë pronar të pasurisë të cilën e kanë disponuar nëpermjet kontratës së shitjes. VKM nr. 111, datë 08.03.2001, nuk i ka bërë asnjeherë pronar pasi nuk është botuar në fletoren zyrtare.
Për sa me sipër në kushtet kur origjina e pasurisë së Znj. Linda Pustina është VKM nr. 111, datë 08.03.2001 “Për regjistrimin e sipërfaqeve të trojeve, ku janë kryer investime për ndërtim objektesh, në pronësi të shoqërivë huamarrëse”, VKM e cila është shfuqizuar me VKM 645, datë 21.05.2008 “Për shfuqëzimin e vendimit nr. 111, datë 8.3.2001 të Këshillit të Ministrave “Për regjistrimin e sipërfaqeve të trojeve, ku janë kryer investime për ndërtim objektesh, në pronësi të shoqërive huamarrëse”, rekomandojmë zyrën tuaj të Vlores te mos vijojë më tej më pasuritë në fjalë deri në zgjidhjen e origjinës së pasurisë.
Nëse palët e interesuara nuk janë dakort me qëndrimin e mbajtur nga ana e ZQRPP me shkresën në fjalë, t’i drejtohen organeve kompetente gjyqësore./CNA.al
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



