Nga përmirësimi i cilësisë së diellit nga Xhaferri te “mufka” e Kumbaros, tani dielli duhet të dalë në orën 19:00
Politika shqiptare nuk i ndahet çudirave. Me shumë mundësi ju kujtohet Ferdinand Xhaferri , i cili në vitin 2011, kur kandidonte për Bashkinë e Durrësit në radhët e Partisë Demokratike, shprehej se do të rregullonte cilësinë e diellit.
Fatkeqësisht ai i humbi zgjedhjet në atë kohë dhe nuk arritëm të shohim një Durrës me diell akoma më cilësor dhe të mirë seç ka pasur që nga lindja e universit. Por nëse Ferdinand Xhaferri është një e shkuar tashmë, ministrja Mirela Kumbaro vjen me “perlën” e radhës.
Kjo e fundit do të urdhërojë universin ose mund edhe të ndryshojë sistemin orar që dielli të dalë në 19:00, kur pushuesit do të kenë mundësi të qëndrojnë falas nëpër çadra. Themi kështu, sepse ky “nder” që po i bën Kumbaro pushuesve nuk mund të quhet i tillë.
Të të japin çadrat falas pas orës 19:00 është si të të thonë se sheshi “Skënderbej” do të ndriçohet gjatë gjithë ditës me prozhektorë dhe në darkë ata do të fiken. Politika shqiptare prodhon herë pas here perla të tilla. E vetmja gjë që duhet të bëjmë, është të falënderojmë me gjithë zemër ministren e Turizmit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



