E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga protesta, Berisha bën thirrje për mosbindje totale civile: Kudo ku janë, duhet t’ia djegin tokën nën këmbë këtij shteti
Publik News

Nga protesta, Berisha bën thirrje për mosbindje totale civile: Kudo ku janë, duhet t’ia djegin tokën nën këmbë këtij shteti

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje nga protesta te sheshi para Ministrisë së Brendshme për mosbindje totale civile.

Ai është shprehur se qytetarët jkudo që janë duhet t’i kthejnë përgjigjen e merituar kësaj qeverie që po dhunon 15 vjeçarë dhe qytetarë të shtrirë në tokë.

“Të gjithë anti diktatorialët e Shqipërisë duhet të ngrihen në mosbindje civile këtij shteti që shkelmon në një kafshëri barbare, që shkelmonte një njeri të shtrirë në tokë, ose siç ndodhi me 15 vjecarin te liqeni. Kudo ku janë, duhet t’ia djegin tokën nën këmbë këtij shteti. U bëj thirrje qytetarëve të japin pa hezitim përgjigjen e merituarë. Sot jeni të pambrojtur. Ky është një fillim i ri”, tha ndër të tjera Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.