E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga “sekës” te “filëm”! Fjalët shqip që s’duan “ë”, por shqiptarët e shtojnë vend e pavend
Publik News

Nga “sekës” te “filëm”! Fjalët shqip që s’duan “ë”, por shqiptarët e shtojnë vend e pavend

Sot do të flasim për ato fjalë që shumë shqiptarë u shtojnë shkronjën “ë” vend e pavend, duke u bërë kështu një gabim gramatikor që lë për të dëshiruar në fjalorin e përditshëm!

Këto janë falët shqip që s’duan “ë”, por shqiptarët e shtojnë vend e pavend:

“Lapës” është gabim, pasi në fakt duhet “Laps“.

“Sekës” është gjithashtu një fjalë që përdoret shpesh herë për humor, po ka dhe njerëz që nuk e dinë se në fakt shkruhet “Seks“.

“Filëm ose filmë”, në të dyja rastet është gabim, pasi thuhet “Film“, (pashë një film, ose pashë dy filma).

“Fikës” Me siguri po mendoni për diçka që fik zjarrin, por jo, pasi kjo fjalë shpesh përdoret gabim për fjalën “Fiks“.

Barë, në fakt duhet “Bar” dhe nuk ka nevojë fare për “ë”-në e shtuar!

Zhurëm, është gabim pasi duhet “Zhurmë”.

Tradhëti, nuk do fare “ë”, pasi fjala korrekte do të ishte “Tradhti“.

“Vënd”, e shkruajmë shpesh kështu, por fjala e duhur duhet të jetë “Vend“.

“E dielë”, është gjithashtu gabim pasi duhet “e diel“, por merr “ë”-në kur themi “të dielën“.

“Qëndër’ në fakt shkruhet “Qendër“.

“Brënda” shkruhet “Brenda“.

“Marrdhënie” ka nevojë për “ë”-në dhe duhet “Marrëdhënie”.

“Dasëm” e shqiptojmë shpesh herë kështu por fjala korrekte është “Dasmë“.

Dhe meqë jemi tek “ë”-ja ja një fjalë që e do “ë’-në: “Njerzit” është gabim pasi shkruhet “Njerëzit“.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.