Nga shefi i komisariatit, deri tek burri i prokurores Postol dhe gjyqtares Kole, të japin llogari!
Elton Halili, shef i Komisariatit të Policisë Pogradec, Vasjana Postol, prokurore në këtë qytet dhe gjyqtarja
Luljeta Kole janë tre njerëzit zyrtarët e shtetit shqiptar, për të cilët opinioni publik kërkon llogari. Ata kanë të tre rol në dosjen e vrasjes së Egli Progës.
Shefi i Policisë akuzohet nga qytetarët, në bazë të provave që kanë dalë deri tani, se ka tentuar të fshehë ngjarjen duke e raportuar atë si aksidentale. Vetëm pas rritjes së presionit publik, rasti nisi të zbardhet dhe rezultoi se Egli Proga është rrahur për vdekje.
Vasjana Postol dhe Luljeta Kole janë dy magjistratet që sot kanë zgjedhur “të bëjnë cirk” në sallën e gjyqit, duke dërguar në shtëpi tre personat e akuzuar për këtë ngjarje, të cilët rezultojnë se kanë qenë dëshmitarë dhe as nuk ndërhyrë për të shuar sherrin, por as nuk kanë pranuar të tregojnë detaje duke pretenduar se nuk kishin parë gjë.
Foto e burrut të prokurores me avokatin e autorit Denis Meçe
Ervin Xhihani, bashkëshorti i prokurores Vasjana Postol, shihet duke ngrënë drekë me avokatin Budion Hoxha që po mbron njërin prej personave të akuzuar bashkë me Denis Meçen, i cili dyshohet se e ka dhunuar 42 vjeçarin derisa ndërroi jetë. Sipas burimeve, Xhihani dhe Hoxha janë shokë të ngushtë prej shumë vitesh.
Burri i prokurores dhe avokati i te akuzuarit ne Pogradec
Një zhvillim tronditës ka dalë në dritë, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi integritetin e procesit gjyqësor në rastin e vrasjes brutale të Egli Progës. Një foto e siguruar ekskluzivisht nga redaksia jonë tregon një lidhje të dyshimtë midis burrit të prokurores së çështjes, Vasjana Postol, dhe avokatit mbrojtës të njërit prej të akuzuarve në këtë rast të përgjakshëm.
Burimet tona kanë konfirmuar se Xhihani dhe Hoxha janë shokë të ngushtë prej shumë vitesh, çka shton dyshimet për ndikimin e kësaj miqësie në vendimet e prokurores.

Këto lidhje personale kanë bërë që të ngritën dyshime të forta mbi pavarësinë e hetimeve, veçanërisht pasi prokurorja Postol ka zbutur ndjeshëm akuzat ndaj
Denis Meçes, i cili u akuzua fillimisht për vrasje me dashje. Në vend të kësaj, ajo e riformuloi veprën penale si “vrasje nga pakujdesia,” një ndryshim që e ul ndjeshëm shkallën e dënimit potencial.
Ky zhvillim ka shkaktuar një valë zemërimi në opinionin publik, duke ngritur pyetje serioze mbi ndikimin që lidhjet personale mund të kenë pasur në këtë vendim tronditës.
A është ky një rast i një koincidence fatkeqe, apo diçka shumë më e thellë dhe më e errët po ndodh në korridoret e drejtësisë shqiptare?
Sistemi gjyqësor është nën presion të madh për të rishikuar këto rrethana dhe për të garantuar që drejtësia të mos komprometohet nga lidhjet personale apo interesat e fshehta.
Kjo foto është një provë e re që hedh hije të mëdha mbi besueshmërinë e sistemit tonë të drejtësisë dhe kërkon një hetim të thellë dhe të pavarur për të zbuluar të vërtetën pas këtij skandali. Drejtësia nuk duhet të jetë një farsë; është koha për të vepruar dhe për të ndëshkuar këdo që përpiqet ta deformojë atë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



