Nga shpërthimi i djeshem me eksploziv në makinë u dëmtuan edhe një grua me fëmijët e saj
Shpërthimi me tritol që i mori jetën ditën e djeshme 27-vjeçarit Alekandër Sadikaj ka qenë shumë i fortë duke u ndjerë në të gjithë zonën.
Si pasojë shpërthimit kanë mbetur të lënduar edhe një grua me fëmijët e saj që kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tjetër në zonën ku ndodhi ngjarja.
Edhe pse makina e tyre ndodhej larg vendit ku shpërtheu mjeti i 27-vjeçarit ato kanë marrë dëmtime të lehta.
Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në anën e shoferit. Fillimisht Sadikaj mbeti i plagosur dhe doli vetë nga automjeti. Por pasi u transportua në spital, ndërroi jetë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



