E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga sot “360grade” me Artur Zhejin në Ora News
Lajme

Nga sot “360grade” me Artur Zhejin në Ora News

Emisioni “360 grade” i gazetarit të njohur Artur Zheji, rikthehet sot në televizionin Ora News.
Polemikë, reflektim, investigim, debat, të vërteta të fshehura dhe të pathëna.
Emisioni do të transmetohet çdo të martë dhe të enjte ora 21:00.
Emisionet e Zhejit, shquhen per debatin e fortë dhe temat e mprehta politike dhe sociale, të cilat vendosin në fokus ngjarjet më të rëndësishme dhe ngërçet e pazgjidhura të shoqërisë shqiptare.
Zheji, gazetar që mbërrin audience të lartë, ka pothuajse 20 vjet që është i pranishëm në ekranet shqiptare më të rëndësishme, si analist dhe si drejtues emisionesh.
Zheji rikthehet sot në televizionin Ora News, çdo të Martë dhe të Enjte, në orën 21.00, me formatin e tij të veçantë Tv “360grade”, që është edhe emisioni i tij i përhershëm. PUBLIK.live

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.