Nga sot jemi 8 miliardë njerëz në tokë
E FUNDIT: Nga sot jemi 8 miliardë njerëz në tokë.🌍
Nga këto 8 miliardë njerëz jetojnë rreth 59% në Azi, 17.5% në Afrikë, 9.5% në Evropë, 8% në Amerikën Latine dhe Karaibe 5% në Amerikën e Veriut 0.5% në Australi dhe Oqeani.
8 miliardë banorë ka gjithesej bota sot. Rruzulli tokësor ka 8 miliardë banorë, thotë raporti i fundit i OKB për popullsinë. Bota nuk ka pasur kurrë kaq njerëz sa ka sot. Kina kishte numrin më të madh të banorëve rreth 1,4 miliardë, pasuar nga India me 1,355 miliardë.
Vendet me numër më të madh popullsie, mbi 100 milionë janë SHBA me 329 milionë banorë, Indonezia, Brazili, Pakistani, Nigeria, Bangladeshi, Rusia, Meksika, Japonia, Etiopia dhe Filipinet. Popullsia e këtyre vendeve pritet të rritet. Përjashtim bëjnë Japonia dhe Rusia, ku pritet ulje e madhe pas vitit 2050. Vendi me popullsi më të ulët, është Vatikani me 801 banorë. Ata që lindin sot, pritet të kenë jetë mesatare 72,6 vjetë, por njerëzit në vendet e varfëra e kanë këtë mesatare 7 vjet më pak.
Rrija e ulja e popullesise se botes , behet permes lindjeve dhe vdekjeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



