E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga sot, përgjysmohet numri i urbanëve në Tiranë! Unioni i Transportit Publik: Do punojmë me gjysmë kapaciteti
Publik News

Nga sot, përgjysmohet numri i urbanëve në Tiranë! Unioni i Transportit Publik: Do punojmë me gjysmë kapaciteti

Duke nisur nga dita e sotme do të përgjysmohet numri i urbanëve, që qarkullojnë në Tiranë.

Lajmi bëhet i ditur nga Unioni i Transportit Publik, pasi sipas tyre, ata po vuajnë ende pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia dhe rritja e çmimit të naftës i bën ata të pafuqishëm ekonomikisht për të punuar me kapacitete të plota.

“Përfaqsuesit e Unionit të Transportit Publik, ju vejnë në dijeni se pas një viti e gjysëm nga rihapja e transportit publik, ndodhemi ende në pikën fillestare ku asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë apo plotësim të kërkesave ekonomike të premtuara.

E të gjendur në këtë situatë të pafuqishme ekonomike për të përballuar ecurinë e transportit dhe sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe të largimit të stafit, jemi të detyruar që të operojmë nga datë 18.10.2021 me gjysmën e kapaciteit të flotës së mjeteve urbane.

Jemi në këtë situatë pas shumë kërkesash dhe njoftimesh si në isntitucionet vendore dhe ato qëndrore ku mos reagimi i tyre na bën që të shkojmë deri në një kapitullim ekonomik të këtij sektori. Duke kërkuar mirkuptimin e qytetarëve, mbetemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave tona nga ana e isntitucioneve përgjegjëse”, thuhet në njoftim.

Kërkesat e Shoqatave të Transportit për qeverinë

1- Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit.

2- Të ulet TVSH-ja nga 20% në 0%

3- Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.