E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga vjen  gazi lotsjellës   që po përdoret  masivisht në Tiranë
Lajme

Nga vjen gazi lotsjellës që po përdoret masivisht në Tiranë

Në disa nga protestat e opozitës, është përdorur gaz lotsjellës për të larguar protestuesit ndërsa afroheshin në godinat institucionale apo kur protesta përshkallëzohej.

Pikërisht për këtë lëndë është ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e saj dhe a është apo jo helmuese.

Këto dokumentet zyrtarë tregojnë se gazi i përdorur gjatë kësaj periudhe protestash, është në përputhje me parametrat e sigurisë dhe se është importuar nga kompani të regjistruara në Europë, dhe efektet që jep janë: lotët, kolla dhe veshja e shikimit, dhe se nuk përmban elemente të tjerë të dëmshëm.

 

444 (1)

Dokumenti i bashkangjitur tregon se gazi lotsjellës është prokuruar për herë të parë pak kohë pas protestës së 21 janarit në 2011.

Bëhet fjalë për një sasi prej 600 granatash lotsjellëse, të blera në një kompani izraelite, në përputhje me specifikimet e NATO-s dhe BE. E njëjta kompani eksporton lëndë të ngjashme në shumë vende të tjera perëndimore.

Marrëveshja është konkluduar në datën 23 mars 2011, me firmën e pesë anëtarëve të një komisioni të posaçëm, të ngritur nga zv/drejtori i forcave “Renea”. Lënda kaloi fillimisht me sukses testimet në datën 7 mars, duke marrë lejen e përdorimit në territorin shqiptar brenda dy javësh.

Në vijim, për nevojat e saj, Policia është pajisur me 500 fishekë lotsjellës për armë shotgan, kalibri 37×40 mm, në dhjetor të vitit 2014. Prodhuesi i kësaj lënde është një firmë italiane, e certifikuar sipas parametrave të Bashkimit Europian, që tregton lëndë të ngjashme në të gjithë Europën.

Në 20 maj 2016 është kryer një tjetër porosi tek firma italiane, këtë herë për spraj personal, me të cilin janë pajisur efektivë të Policisë së Shtetit. Edhe këtë herë, malli është prokuruar në një firmë të certifikuar sipas parametrave të sigurisë së Bashkimit Europian.

Në secilin rast, lënda është marrë në dorëzim pas testimit të mostrave përkatëse, të kryer në ambientet e FNSH. Nga testimi ka rezultuar se lënda është në përputhje me specifikimet e saj, duke mos sjellë efekte anësore për shëndetin e personave.

777-315x420666-2-315x420555-315x420444333-1-232x420222-1-315x420111-1-271x420

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.