E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur, arrestohet 42-vjeçari
Publik News

Ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për veprën penale “ngacmim seksual”.

Në pranga ka rënë shtetasi A.M., 42-vjeç pasi me datë 21.03.2021, ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Policia e Tiranës ka arrestuar edhe një 27-vjeçar, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabisi, e ndarë në doza gati për shitje dhe një mjet prerës (thikë).

Gjitahshtu janë arrestuar edhe tre persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Bien në prangat e policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpërpara përgjegjesisë ligjore, nga specialistët për Hetimim e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. M., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmim seksual”, pasi me datë 21.03.2021, ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. G., 27 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabisi, e ndarë në doza gati për shitje dhe një mjet prerës (thikë).

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

P. G., 59 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale ;

M. N., 22 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse, ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me trafikndarëse, duke marrë dëmtime të lehta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.