E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 32-vjeçari në Durrës
Publik News

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

 Një 32-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë së Durrësit, për shkak se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Sipas Policisë autori i dyshuar i ngacmimit seksual është shtetasi me inicialet A.K, ndërsa hetimet për ngjarjen janë duke vijuar.

Ka pak detaje lidhur me ngacmimin e të miturës, identiteti i të cilës padyshim që nuk bëhet i ditur nga ana e Policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 32 vjeç, banues në fshatin Perlat, Durrës, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.