E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngarkesa e parë mbërriti në shtator, ja pse nuk u ndërhy
Lajme

Ngarkesa e parë mbërriti në shtator, ja pse nuk u ndërhy

Laboratori i kokainës në Qerekë, çfarë zbuluan përgjimet

Zbardhen detaje të reja nga hetimi i SPAK që goditi një grup të strukutuar kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Burime pranë Prokurorisë së Posaçme konfirmuan për News24 se laboratori në fshatin Qereke të Fushë Krujës ku do të bëhej përpunimi i sasive të mëdha të kokainës të tretur në lëkurë bagëtish, ishte ngritur prej disa muajsh.

Vendi për ngritjen e laboratorit, sipas Prokurorisë ishte zgjedhur me shumë kujdes, jo vetëm sepse është një pikë strategjike, afër aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza dhe Portit të Durrësit dhe lehtësonte trasportin, por edhe sepse për shkak të fluturimeve zona nuk monitorohej me dron.

Shtëpia-laborator është mbajtur nën vëzhgim nga hetuesit.

Ngarkesa e parë me lëkurë bagëtish ka mbërritur në vendin tonë në muajin shtator. Por për shkak se nga përgjimet rezultonte se ngarkesa e dytë pritej të mbërrintë në nëntor, SPAK ka pritur derisa kjo ka ndodhur.

Vetëm në momentin kur ekspertët kimistë 1 nga Venezuela dhe dy nga kolumbia kanë nisur punën në laborator për veçimin e kokainës, është ndërhyrë.

Gjatë aksionit prokuroria arrestoi 10 persona, 7 prej të cilëve shqiptarë dhe 3 të huaj.

Një pjesë e të dyshuarve u prangosën teksa drekonin në një lokal në Vishnje, ndërsa një tjetër në një vilë luksoze në zonën e Kodrës së Diellit 2.

Hetimet për goditjen e këtij grupi zgjatën më shumë se 1 vit e gjysmë, ndërsa mendohet se struktura e grupit është re mirëoganizuar dhe me role të mirëpërcaktuara.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.