Ndalohet i riu nga Mati në Aeroportin e Rinasit: I sekuestrohen 15 mijë paund
Një 29 vjeçar nga Mati është ndaluar nga Policia Kufitare në Rinas pasi i janë gjetur 15 mijë paund, të cilat po tentonte t’i fuste ilegalisht në vendin tonë.
Sipas informacioneve paraprake, i riu me inicialet F.K i kishte fshehur paratë në çantën e shpinës dhe nuk i kishte deklaruar ato në kufi.
29 vjeçari është ndaluar nga efektivët e Policisë Kufitare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



