E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngelet në burgim të përjetshëm ish-agjenti i SHISH
Flash

Ngelet në burgim të përjetshëm ish-agjenti i SHISH

Vrau të dashurën dhe nënën e saj

Kushtetuesja rrëzon sërish Marjan Rrokun: Ish-agjenti i SHISH mbetet me burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar për të katërtën herë radhazi një kërkesë të Marjan Rrokut, ish-agjentit të SHISH-it të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen makabre të të dashurës së tij Alda Canaj dhe nënës së saj, Mbarime Canaj, në vitin 2001 në Tiranë.

Kushtetuesja vendosi të mos kalojë për shqyrtim në seancë plenare ankimin e paraqitur nga Rroku, duke lënë të pandryshuar vendimet e tre shkallëve të gjykimit që e kanë dënuar atë me burgim të përjetshëm. Në këtë kërkesë të fundit, ai kishte kërkuar shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Tiranës, Apelit dhe Gjykatës së Lartë, si dhe shpalljen e pavlefshmërisë së urdhrit të ekzekutimit të dënimit, me argumentin se ishte firmosur vetëm nga kryesuesi i trupit gjykues dhe jo nga të gjithë anëtarët.

Por Gjykata Kushtetuese nuk e pranoi legjitimimin e tij për të shqyrtuar këtë ankim, duke argumentuar se ai është depozituar përtej afatit ligjor. Ankesa është bërë në prill 2025, plot 11 vite pasi Rroku kishte marrë dijeni për vendimin penal, ndërsa afati maksimal i lejuar nga ligji në fuqi është 4 muaj, dhe ai i parashikuar nga legjislacioni i mëparshëm 2 vjet.

Rroku u dënua në mungesë në vitin 2002, pasi gjatë procesit hetimor dhe gjyqësor ju fsheh drejtësisë shqiptare. Ai u arrestua vite më vonë në SHBA dhe u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, ku që prej atëherë vuan dënimin. Në vitin 2016 ai kërkoi rihapjen e çështjes, por edhe kjo kërkesë u refuzua në të gjitha shkallët e gjyqësorit, përfshirë dhe Kushtetuesen.

Rroku mbetet një nga rastet më të rënda të krimeve në familje, që tronditi opinionin publik shqiptar në fillim të viteve 2000.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.