Ngjarja e rëndë, 30 vjeçarja që u hodh nga lartësia e pallatit
Mësohet se viktima, 30-vjeçarja me iniciale S.K., i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e katit të tretë të pallatit, në të cilin jetonte.
Dyshimet e para të policisë janë se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendo, por hetimet janë duke vijuar ende për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.03.2021, rreth orës 15:55, në rrugën “Don Bosko” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 3-të të pallatit ku banonte shtetasja S. K., rreth 30 vjeçe, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



