Ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit, reagon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me situatën e pazakontë dhe të rëndë që po ndodh aktualisht në burgun e Peqinit.
“Për shkak të një konflikti mes tre të dënuarve me burgim te përjetshëm kanë mbetur të plagosur dy prej tyre, situata po menaxhohet! Ju sqarojmë që s’ka asnjë gardian, staf policor dhe civil të lënduar!”, thuhet në këtë deklaratë.
Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë po ndodh në burgun e Peqinit. Gazetarët e redaksisë sonë mësojnë se Sokol Mjacaj, një i dënuar përjetë, ka qëlluar me armë zjarri një punonjës policie dhe më pas nën kërcënimin e armës është futur në kuzhinë dhe po mban peng punonjësit.
Mësohet se të dënuarit e tjerë në Peqin janë në një kryengritje. Dyshohet se ka edhe një viktimë dhe një të plagosur. Viktima dyshohet se është një i dënuar.
Kryengritjen e kanë organizuar tre të dënuar, Mjacaj, Ilir Xhakja dhe Arben Lleshi. Mbetet e paqartë sesi është futur arma në burg.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



