E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngjarja e rëndë në xhaminë te ‘Rruga Kavajës’/ Reagon kryetari i KMSH-së: Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën
Publik News

Ngjarja e rëndë në xhaminë te ‘Rruga Kavajës’/ Reagon kryetari i KMSH-së: Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën

Në një reagim në facebook, Spahiu tregon se qytetarët e plagosur, mes tyre edhe personel të xhamisë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kërkon nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje.

Reagimi i plotë:

U informova nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli,  dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha.

Sipas imamit Kalaja dhe besimtarëve dëshmitarë të pranishëm, një person i jashtëm ka hyrë nga rruga në xhami duke plagosur me mjet prerës besimtarët dhe personelin e pranishëm në xhami.

Fatmirësisht besimtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.

I lutemi Zotit për shërimin e tyre sa më të shpejtë.

Përsoni është në duart e forcave të rendit.

Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë ramazani.p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.