Ngjarja horror në Pogradec/ “Ka qenë problematik, e rrihte të ëmën”
Një ngjarje horror tronditi mbrëmjen e sotme vendin, ku 44-vjeçari Olsi Çekiçi, në fshatin Bucimas të Pogradecit, theri me thikë nënë e tij, ndërsa kokën ja vari tek dera e jashtme e shtëpisë.
44-vjeçari vuante nga probleme mendore, ndërsa fqinjët e tyre shprehen se ai ishte problematik dhe se e rrihte të ëmën. Ata tregojnë se para se i biri ta vriste ajo ka thërritur për ndihmë, por askush nuk shkoi ta mbronte.
“E rrihte nënën. Thonë që pinte edhe lëndë narkotike. Sot ndodhi kjo që ndodhi. Unë isha brenda kur më thanë. Ia kishte prerë kokën e ia kishte varur në derë përjashta, në rrugë. Nuk e kemi parë ne, por kështu thonë. Thonë që thërriste ndihmë, ndihmë, por asgjë. Këtu shteti duhet që të funksionojë. Unë habitem se cfarë doktori është ai që ka dhënë firmën për të dalë. Ai duhet futur në burg”, tha komshiu.
“Nuk di cfarë të them. Vetëm të vërtitura kemi dëgjuar. Ishte zonjë grua, por ai ishte me penallti. Ishim brenda, nuk ishim jashtë. Dëgjuam të bërtitura, që ulëriste. Po thërrisnin e vrau , e vrau. Ai ishte problematik shumë”, tha fqinja tjetër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




