E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngjarja në Kavajë, vajza tentoi vetë.vrasjen! I thanë se do i vr.isnin motrat e mamanë
Lajme

Ngjarja në Kavajë, vajza tentoi vetë.vrasjen! I thanë se do i vr.isnin motrat e mamanë

Gjyqtarja e Shkallës së Parë në Durrës, Nurjeta Tafa ka lënë në ‘arrest me burg’ 7 personat e akuzuar për ‘marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur’, lidhur me ngjarjen e Kavajës, ku një e mitur 13-vjeçare ishte përdhunuar në grup nën kërcënimin e publikimit të materialeve filmike intime.

Pavarësisht kërkesave të palës mbrojtëse të palëve në hetim, të identifikuar vetëm me gërmat e alfabetit për shkak të moshës së tyre të mitur gjithashtu, për masa më të lehta ndëshkuese nga ‘arresti me burg’, si për shembull ‘garancia pasurore’ apo ‘detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore’, apo vlerësimin e paligjshëm të arrestimit nga dy prej të pandehurve, gjykatësja nuk ka ndryshuar pozicion.

Përdhunuesit mbeten në burg. E mitura në Kavajë u shantazhua me video intime

Në vendim thuhet mes të tjerave se vajza e mitur ka tentuar vetëvrasjen, pasi përdhunuesit e kërcënonin se do t’i vrisnin motrat dhe të ëmën, ndërkohë që tentuan madje edhe ta shisnin përmes lojërave të internetit.

Gjithsesi, avokatët e personave nën hetim do të kenë mundësi ta apelojnë vendimin në Gjykatën e Apelit të Durrësit, brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit që mban datën 4 shkurt.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.