E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngjarja tragjike në Tiranë, në liqen u futën 6 fëmijë, 2 prej tyre nuk dolën dot nga uji
Publik News

Ngjarja tragjike në Tiranë, në liqen u futën 6 fëmijë, 2 prej tyre nuk dolën dot nga uji

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e ndodhur këtë pasdite në liqenin e Prushit, në Tiranë, ku janë mbytur dy të mitur.

Mësohet se në liqen kanë qenë duke u larë një grup fëmijësh, ku 4 kanë dalë nga uji, ndërsa 2 të tjerë jo.

Polumbarët e RENEA-s kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupave të të miturve. Ndërkohë, priten edhe prindërit për të marrë të dhëna mbi viktimat, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

Tiranë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.