Ngjarje e rëndë në Astir: Grua e shtrirë në tokë pranë komplekseve “Fratari”
Një ngjarje shqetësuese ka tronditur pasditen e sotme banorët e zonës së Astirit në Tiranë. Një grua është parë e shtrirë në tokë, e mbuluar me një çarçaf, pranë komplekseve “Fratari”, duke ngritur dyshime për një rast tragjik.
Kalimtarë të rastit kanë njoftuar menjëherë autoritetet dhe kanë qëndruar të shqetësuar në pritje të mbërritjes së ambulancës. Sipas informacioneve paraprake, ende nuk dihet nëse gruaja ka ndërruar jetë apo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një qytetar, që ka dërguar mesazh në redaksinë e Publik.al, shprehet:
“Çfarë ka ndodhur në Astir, te komplekset Fratari? Një njeri i mbuluar në tokë. Ishte grua, thjesht e kanë mbuluar, po presin ambulancën.”
Banorët e zonës janë të tronditur dhe të alarmuar, duke kërkuar përgjigje për këtë ngjarje. Ekipet e emergjencës dhe policia pritet të japin më shumë detaje në vijim.
Publik.al do të vijojë të raportojë mbi zhvillimet e mëtejshme të kësaj situate.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



