Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë.
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, u gjet i vrarë dhe i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq, të komunës së Pejës. Qerimi ka qenë njëri nga ushtarët e parë të UÇK-së.
Lajmin e rëndë e ka dhënë policia në një njoftim ku thuhej se është gjetur një makinë e djegur në fshatin Zahaq-Pejë.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku ka vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin”, thuhet në njoftim.
Më pas policia ka sqaruar se Qerim Kelmendi fillimisht është vrarë e më pas është djegur makina në të cilën ndodhej brenda.




