Ngjarjet e fundit kriminale, Berisha ironizon policinë: Autorët ikën me pushime
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ngjarjet më të fundit kriminale, ku një person mbeti i vrarë ditën e djeshme, ndërsa në orët e vona të natës një dyqan u hodh në erë në Fushë-Krujë.
Duka përshtatur kodin e operacionit të policisë së Shtetit ‘Forca e Ligjit’, ndërmarrë kohët e fundit, Berisha thotë se ky operacion është kthyer në ‘Forca e Krimit’.
Duke marrë shkas nga mosarrestimi i autorëve të ngjarjeve, ish-kryeministri jo pa ironi thotë se autorët janë nisur me pushime.
Statusi i Berishës:
Operacioni “Forca e Krimit” shenon arritjet e radhes:
– Atentat vdekjeprures ne Tirane, nje i vrare dhe tjetri i plagosur rende.
– Eksploziv ne biznesin e radhes ne kryeqytetin europian te ekplozioneve, Fushe-Kruje.
Autoret u nisen me pushime! Sb
Ditën e djeshme, një 32-vjeçar u qëllua me armë zjarri duke mbetur i vdekur, ndërsa u plagos edhe shoku i tij. Edhe pse policia shkoi në vendin e ngjarjes, ende nuk ka mundur të identifikojë autorët e ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



