E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngrica dhe borë, si do vijojë moti në Shqipëri
Lajme

Ngrica dhe borë, si do vijojë moti në Shqipëri

Orët në vijim, mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të dukshme në verilindje dhe juglindje të vendit, ndërsa mundësia për reshje të izoluara dëbore, mbetet edhe sot në ekstremin Verior.

Temperaturat janë ulur me 3-4°C në mëngjes, duke shënuar minimumin -7°C në zonat malore dhe deri -1°C në zonat e ulëta. Ndërsa mesdita do të shënojë maksimumin deri 12°C.

Europa – Në juglindje të kontinentit dhe kryesisht pellgu i Egjeut vijojnë me reshje shiu e dëbore; Po ashtu reshje të pakta dëbore do të ketë pjesërisht Veriu i Europës, ndërsa kthjellimet dominojnë zonat Perëndimore dhe Qendrore të kontinentit.

Temperaturat janë ulur me 4°C nga verilindja në juglindje deri poshtë në Libi-Egjipt, por do të rriten ndjeshëm temperaturat në zonat Perëndimore dhe Qendrore të Europës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.