Ngujohet familja Pepaj, frikë nga hakmarrja e dy familjeve
Situata në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe është e tensionuar.
Vrasja mes kushërinjve ka bërë që të ketë tension dhe frikë, për ndonjë hakmarrje të mundshme.
Për këtë arsye, familja e Rrok Pepajt është ngujuar në banesën e tyre, pas gjetjes së trupave të pajetë të Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj.
Trupat e pajetë të të rinjve u gjetën ditën e djeshme në zonën e Rrencit, në Malësinë e Madhe.
Siç shikohet dhe në foto, në oborrin e shtëpisë së Rrok dhe Danjel Pepaj, shihen efektivët të cilët janë në ruajtje të banesës dhe familjarëve të Danjel Pepaj, për shmangien e ndonjë situate konflikti mes dy familjeve, të cilat kanë lidhje familjare me njëra –tjetrën.
Policia njoftoi se kishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy të rinjve Danjel Pepajn, ndërsa janë në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare për gjetjen dhe kapjen e tij.
Sakaq Rrok Pepaj, është arrestuar nën akuzën e ‘kultivimit të kanabisit’ pasi në afërsi të zonës ku u gjetën dy trupat pajetë të dy të rinjve u gjetën 29 bimë kanabis.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



