E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Nihal” ia ndalon kategorisht paparacëve t’i fotografojnë djalin 2 muajsh
Publik News

“Nihal” ia ndalon kategorisht paparacëve t’i fotografojnë djalin 2 muajsh

29-vjeçarja solli në jetë një djalë të cilin së bashku me partnerin, producentin Ali Atay, e pagëzuan me emrin Fikret.

Tashmë, Fikret është dy muajsh dhe aktorja është shfaqur herë pas here në ambiente publike me të birin.

Mirëpo, si në rrugë, ashtu edhe në rrjete sociale, ajo mundohet t’ia fshehë fytyrën të birit dhe duket se këtu ndikojnë besëtytnitë që ajo ka.

“Nihal” u fotografua së fundmi në rrugë nga paparacët, teksa ecte krah partnerit me të birin në krahë.

Mirëpo, çifti e vendosi menjëherë të voglin në karrocë, ndërsa “Nihal” i kërkloi fotografëve të mos ia fotografonin djalin, sepse kishte merak se do t’ia merrnin mësysh.

“Aman mos ma fotografoni djalin se kemi frikë mos na e marrin mësysh”- u shpreh aktorja sipas mediave turke.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.