Niko Peleshi zëvendëson Elisa Spiropalin
Niko Peleshi është propozuar si kryetar i Kuvendit, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin.
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur deputetin Taulant Balla për të drejtuar grupin parlamentar të PS në mandatin e ri qeverisës.
Balla rikthehet në detyrën që e ka mbajtur edhe më herët në radhët e PS, ndërsa Rama e cilësoi si njeriun e duhur për këtë rol.
Kreu i qeverisë ka zgjedhur më herët Niko Peleshin për të mbajtur rolin e kryetarit të Kuvendit, ndërsa nënkryetare është zgjedhur deputetja e Durrësit në radhët e PS, Klodiana Spahiu.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



