E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nikoll Lesi: Kush po luan në PD, të djegë Berishën? Po ia “fusin” të vetët, me ndihmën e PS-së
Politikë

Nikoll Lesi: Kush po luan në PD, të djegë Berishën? Po ia “fusin” të vetët, me ndihmën e PS-së

Kërkesa e djeshme e Lulzim Bashës për vetting të politikanëve, nga disa është parë edhe si një thikë pas shpine e tij ndaj Sali Berishës.

“Koha Jonë” e Nikoll Lesit shkruan se Basha po bashkëpunon me PS-në, pikërisht për të djegur Sali Berishën:

“Berisha mbetet një lider historik në PD, një ish-president dhe ish-kryeministër që bëri Epokë në historinë e këtyre 28 viteve në Shqipëri. Dorëzoi PD-në me një akt personal politik të admirueshëm. Ia dorëzoi PD-në Lulzim Bashës me një pagëzim pa “kishë”.

Tani Berisha del si deputet dhe flet. Në mënyrën e tij, por stoik mbetet. Ka difekte, gjynahe, si çdo politikan i këtij kalibri të lartë. Realisht PD-ja pa hijen e tij mbetet një tunel në errësirë totale. Kjo është e verteta.

Fill pas deklaratës se Lulzim Bashës dje në Elbasan për të bërë Vetting në politikë, në emër të pastrimit të politikës 28 vjeçare, burime nga PS-ja treguan se do ta mbështesin fort idenë e Bashës, pasi jo vetëm e kemi kërkuar edhe vetë, por me këtë rast largojmë me turp nga politika ish-kryeministrin Berisha që po na krijon probleme në parlament.

Pyetjes se “Koha Jone” se si po u ndihmon Basha, indirekt, në këtë lojë politike, zyrtari socialist tha se Lulzim Basha e di mjaft mirë se nuk ka mënyrë tjetër për ta larguar Berishën nga Kuvendi dhe nga selia e PD-së, veçse me Vetting, sepse e di mirë se nuk do jenë “KPK-ja” siç është sot për gjyqtarët, por do jetë trup gjykuese me prokurorë e gjykatës të huaj. Ata nuk falin asnjeri.

Berishën do ta godasin jo si person, sepse vetëm një shtëpi 115 metra katror ka sot, por familjen do t’ia kontrollojnë. Ligji do jetë i tillë që do të kontrollohen përveç politikanit edhe fëmijët, kunati dhe rrethi familjar deri në brezin e dytë.

Ligji duhet dhe i shërben pastrimit të politikës, por beteja në PD për spostimin e hijes së rëndë Berisha duket se do njoh episode të reja.

Në fund të fundit ka një fjalë të urtë popullore se “i joti ta fut….!”

Nëse Sorosi, Vettingun në drejtësi e bëri me Edi Ramën, tani po bën Vettingun në politikë dhe në Shtet me Lulzim Bashën!”, thuhet ndër të tjera në shkrim

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.