E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nikolla tender  për të  blinduar dyert dhe dritaret e parlamentit.
Lajme

Nikolla tender për të blinduar dyert dhe dritaret e parlamentit.

Shtohet frika nga militantët e Berishës

Më 13 maj 2024, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka shpallur përfundimin e procedurës së një tenderi, që në përmbajtje, duket si shërbim rutinë në mjediset e parlamentit, por faktikisht është masë sigurie e veçantë.

Sipas dokumentit të publikuar, tenderi është me objekt “Blerje dhe vendosje dyersh e dritaresh të blinduara në sallën e parlamentit me, që do vendosen nga kompania “I-2 A” Sh.p.k”

Në këtë procedurë, bën përshtypje afati i kontratës 40 ditë, për vendosjen e dyerve dhe dritareve të blinduara; ngaqë është 10 ditë para mbarimit të mandatit të Sali Berishës, për shkak të mos paraqitjes në parlament prej masës penale “Arrest shtëpie”.

Dyert dhe dritaret e blinduara, duhet të jenë vendosur deri në datën 20 qershor 2024, ndërsa “non grata” Sali Berishës, mandati i deputetit i mbaron më 30 qershor, datë ku plotëson 6 muaj jashtë parlamentit, nëse do vazhdojë të jetë në arrest shtëpie deri atë datë.

Saliut i digjet mandati, Linda e Parlamentit blindon dyert dhe dritaret

Por fakti, që SPAK e GJKKO, kanë vendosur të zgjasin afatin e hetimit edhe pas datës 30 qershor nën masën “Arrest shtëpie”; vendim i lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Lartë, krijon bindjen, se Sali Berisha nuk mund të paraqitet në parlament dhe i hiqet mandati.

Këtë bindje, ta krijon dhe fakti, që Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, 10 ditë para se të mbarojë mandati i Sali Berishës, do blindojë dyert dhe dritaret e parlamentit, siç duket si masë sigurie ndaj ndonjë sulmi fizik të “ushtrisë” së Foltores, ditën e heqjes së mandatit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.