E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nikolle Lesi: Rama e manipuloi sondazhin
Lajme

Nikolle Lesi: Rama e manipuloi sondazhin

Nikoll Lesi akuza të rënda për IPM marketing dhe Ora News: Rama e manipuloi sondazhin
Në një nga portalet e rinj që duket hapur se menaxhohet dhe kontrollohet nga botuesi i “Koha Jonë“, Nikoll Lesi, i hedhur me shpejtësi në këtë gazetë, sot është zbuluar se sondazhi i IPM marketing i publikuar mbrëmë në “Ora News” është manipuluar në minutat e fundit.

Sipas portalit në fjalë “Albanianews1.al”, sondazhi i vërtetë paraqet të tjera projeksione nga ai i servirur për publikun. Gazetarët e kësaj media madje pretendojnë, se kanë edhe kopjen e origjinalit i cili është futur në sirtar në momentet e fundit, pas ndërhyrjes me një thes me euro nga njerëzit e Edi Ramës. Ky manipulim është bërë sipas tyre, sepse LSI del e dyta në renditje me plot 31.35 menjëherë pas Partisë Socilaliste me 38.5%, kurse Partia Demokratike paska dalë pas saj, me vetëm 21.7%.

Për vërtetësinë e këtij lajmi mbajnë përgjegjësi autorët e tij, kurse kompania italiane IPM marketing duhet të reagojë dhe të japë versionin e saj sepse si do që të jetë e vërteta, ajo përbën një skandal manipulimi të opinionit publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.