E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nipi i Alqi Bllakos gjobitet me 10 milion dollarë
Lajme

Nipi i Alqi Bllakos gjobitet me 10 milion dollarë

Mediat: Në vitin 2011 u hetua për pastrim parash me dajën e tij, ia “hodhën” për shkak të imunitetit të ish deputetit

Gio Basha, nipi i ish-deputetit socialist Alqi Bllako i cili ndodhet pas hekurave për shkak të aferës së inceneratorëve është përfshirë në telashe me drejtësinë.

Ai është gjobitur me 10 milionë dollarë nga (SEC) Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Këmbimit. Por sipas mediave të huaja ky nuk është precedenti i tij i parë i shkeljes së ligjit.

Ai rezulton se është hetuar nga FBI në vitin 2011 për pastrim parash dhe këtu del në skenë edhe emri i dajës së tij, ish-deputetit Alqi Bllako.

Dyshimet janë se imuniteti i tij ka luajtur rol në rrëzimin e këtij hetimi, megjithatë autoritetet kanë vënë nën sekuestro llogaritë bankare të të Bashës.

Në vitin 2021, dyshohet se ai ka përfituar mbi 15 milionë dollarë në industrinë private të artit dhe është vënë sërish nën hetim. Kësaj here ai është gjobitur me 3 milion dollarë nga SEC.

Sipas një raporti hetimor, dyshohet se ai u shiste vepra arti mafiozëve të pasur shqiptarë dhe trafikantëve të drogës.

Por ai arriti të kapërcejë këtë problem për shkak të boshllëkut të legjislacionit për të dënuar rastet e artit privat përmes ankandeve, ku bëhej pastrimi i parave.

Megjithatë muajin e kaluar, bastisja e një rezidence në Itali në pronësi të një bosi të njohur mafioz sicilian çoi FBI-në përsëri në gjurmët Gio Bashës.

Sipas një raporti të hetuesve italianë, Basha ka vepruar si ndërmjetës për mbi 300 marrëveshje private arti duke përdorur një sistem të quajtur “Bankim i fshehur”. Ai ishte në gjendje të pastronte shuma të mëdha parash për politikanët e korruptuar dhe oligarkët rusë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.