Nis e qetë në Tiranë protesta e katërt pas vrasjes së Klodian Rashës
Ka nisur dhe sot në orën 18:00 protesta e radhës pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Njejtë si dje, minutat e para duken të qeta tek Ministria e Brendshme po ashtu dhe te Kryeministria. Forcat e rendit kanë rrethuar godinat e rëndësishme, ndërsa përpara tyre janë mbledhur pak protestues deri tani. Në Elbasan ndërkohë ka nisur protesta ku disa të rinj i kanë vënë flakën një peme në qytet.
Grumbullimet kanë filluar dhe në Durrës. Kujtojmë se në tre ditët e para të protestës ka pasur tensione dhe dhunë nga ana e protestuesve të cilët kanë sulmuar efektivët, institucionet, dhe kanë shkatërruar semaforë, tabela, dhe gjithçka çfarë kanë gjetur në kryeqytet e që ju është dukur pronë shtetërore. Protesta janë zhvilluar dhe në disa qarqe të vendit. Një prej tyre ka qenë edhe ajo e Shkodrës ditën e sotme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



