E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nis “Fshesa” ndaj LSI,kerkohet largimi i titullarit te tatimeve
Lajme

Nis “Fshesa” ndaj LSI,kerkohet largimi i titullarit te tatimeve

NIS “FSHESA” NDAJ LSI, DREJTORESHA E RAMËS I KËRKON DORËHEQJEN ZËVENDËSIT TË SAJ

Në foto Flobens Dilaveri dhe drejtoresha e Tatimeve, Vasilika Vjero
Pasi Partia Socialiste mori “timonin” e drejtimit të qeverisë e vetme për 4 vitet e ardhshme, “spastrimi” i përfaqësuesve të LSI dhe atyre teknikë nga administrata ka nisur që në ditët e para pas 25 qershorit.

Pas ndryshimeve në disa institucione të rëndësishme shtetërore, duket se rradha ka ardhur për disa ndryshime edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Burimet konfirmojnë se zëvendës drejtorit, Flobens Dilaveri, i cili njihet si përfaqësues i LSI-së i është kërkuar dorëheqja nga drejtoresha e këtij insitucioni, Vasilika Vjero.

“Fshesa” nisi me drejtorët teknikë të PD, të cilët u emëruan pas marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha.

Një rast konkret është ai i drejtorëve te Burgjeve dhe Hipotekës, të cilët u zëvendësuan nga ish- kandidatë për deputetë, apo mbështetës të PS.

Është fjala për Arben Çukon, i cili u emërua në krye të drejtorisë së Burgjeve dhe Blerina Doracaj, drejtoreshë e Hipotekës, e cila në zgjedhje renditej e 26-ta në listën e qarkut të Tiranës për PS.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.