E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nis fushata elektorale,Petro Koçi zgjidhet kryetar në zonën ‘rozë’ të Tiranës
Publik News

Nis fushata elektorale,Petro Koçi zgjidhet kryetar në zonën ‘rozë’ të Tiranës

‘De fakto’ partitë politike kanë nisur fushatën për një mandat qeverisës në zgjedjet e përgjithshme të 2021-shit.

Ndërkaq, palët kanë nisur të zgjedhin edhe drejtuesit e zonave apo qarqeve të caktuara.

Në njësinë 6 të Tiranës, Kombinat, kryetar i ri i Këshillit Socialist, është vendosur zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi.

Prezantimin e tij e ka bërë ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali

“Kënaqësi që bashkë me Blerinën dhe Ervinin, prezantuam Petro Koçin, kryetarin e ri të Këshillit Socialist të njësisë 6.

Petro s’ka nevojë për shumë fjalë hyrëse, edhe pse për të fjalët e mira nuk mungojnë kurrë.

Faleminderit kandidatëve të tjerë prezent, që unanimisht shprehën dëshirën për të punuar si ekip. Së shpejti, do të organizojmë takimin me të gjithë Këshillin Socialist të njësisë për të filluar punën e përbashkët deri në fitore, siç ia do zakoni Kombinatit”, shkruan Spiropali

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.