E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nis gjykimi për Dritan Rexhepin dhe bandën e tij
Lajme

Nis gjykimi për Dritan Rexhepin dhe bandën e tij

Rexhepi urdhëroi ekzekutimin e Jan Prengës

Pas një viti, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë ditën e sotme për gjykim çështjen penale ndaj Dritan Rexhepit dhe grupit të tij të strukturuar kriminal, që akuzohen për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës.

Në momentin kur nisi hetimi, Rexhepi ishte i burgosur në Ekuador, ndërkohë që tashmë nuk dihet saktësisht vendndodhja e tij, teksa dyshohet se ka thyer rregullin për të mos dalë nga vendi i Amerikës Latine.

Gjykimi ka nisur edhe për Gentian Funiqin, që ndodhet pas hekurave në Spanjë, si dhe për pjesëtarët e tjerë të këtij grupi: Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Geshtenja dhe Artan Docaj. Ndërkohë, gjyqi për Altin Hajrin për të njëjtat akuza është pezulluar deri në kapjen e tij.

Por kush është Dritan Rexhepi? Rexhepi është regjistruar me emrat Ioannis Dionysopoulos (emër grek) dhe me Lulzim Murataj (emër shqiptar) e Gramoz Rexhepi (emër shqiptar).

Për të ka tre ‘alarme të kuqe’ nga Interpol, pasi ai ka tre arratisje të regjistruara: në vitin 2006 nga Policia e Durrësit, në Shqipëri, në 2011 nga burgu i Vogheras në Itali dhe nga burgu Merksplas Belgjikë, në të njëjtin vit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.