E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nis hetimi për zyrtarin e Burgjeve. Dosja merret nga SPAK
Publik News

Nis hetimi për zyrtarin e Burgjeve. Dosja merret nga SPAK

Emri i zyrtarit u zbulua nga një hetim i prokurorisë së Tiranës, e cila çeli një dosje mbi bazën e një kallëzimi të bërë nga shërbimi i kontrollit të brendshëm në Burgje, për sende të paligjshme që ishin zbuluar në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Akuza e kryeqytetit ishte duke hetuar për përgjegjësinë e gardianëve, kur nga librat e hyrjeve daljeve u zbulua se një nga drejtuesit e njërit prej burgjeve me të rëndësishme në vend, kishte udhëtuar nga Tirana drejt Korçës dhe për 20 minuta kishte qëndruar në takim me të penduarin e drejtësisë në burgun e Drenovës.

Burime të besua thonë  se takimi është zhvilluar dy muaj më parë, teksa i dënuari për vrasje ishte marrë në mbrojtje, pasi vendosi të bashkëpunonte me SPAK dhe të jepte detaje për dy vrasjet e ndodhura 16 vite më parë. Të vënë në dijeni për këtë fakt, prokurorët e SPAK iu drejtuan kolegëve të Tiranës dhe sekuestruan dosjen hetimore. SPAK po heton tashmë për zbardhur arsyen e takimit dhe bisedën e zhvilluar mes tyre.

Luftar Reci i dënuar për vrasje rrëfeu detaje për vrasjen e Klodian Saliut në Durrës dhe ekzekutimin me mine të telekomanduar të Vajdin Lames në Tiranë. Mbi bazën e dëshmisë së tij, SPAK firmosi urdhër arrest për Lulzim Berishën, ish kreun e bandës së Durrësit dhe kunatin e tij Plarent Dervishaj. Në pranga u vu Indrit Taullai, Viktor Imeri dhe Indrit Rusi, ndërsa Emiljano Shullazit iu komunikua akuza e re në burg./ BW

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.